Ganimete Musliu paralajmëron deputetët e opozitës (VIDEO)

Aktuale April 17, 2017 - 21:36

Deputetja nga radhët e partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se deputetët që nuk kanë kryer detyrat për të cilat kanë marrë betimin nuk kanë nevojë të kërkojnë më votë edhe për një mandat tjetër.

Këtë qëndrim ajo e ka shprehur duke u bazuar në faktin se deputetë të koalicionit kërkojnë që të votojnë mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Deputetja Musliu u shpreh për Tribuna Channel se ky qëndrim është personal dhe nuk ka të bëjë me qëndrim të partisë.

Madje ajo kërkoi që çështjet e mëdha të mos mbesin pezull dhe se kërkon që sa më shpejt të kryhen.