27 vjet nga helmimet në Kosovë (VIDEO)

Aktuale April 17, 2017 - 23:24

Kanë kaluar plot 27 vjet që nga koha kur Serbia kishte hedhur helm në shkollat ku mësonin nxënësit shqiptarë.

Vetë ata që pësuan, thonë se pasojat po i vuajnë ende.

Derisa shteti akoma nuk ka siguruar një përgjigje zyrtare për analizat e materialit që u hodh.

Deputetja Flora Brovina, që për këtë ngjarje po shkruan libër, thotë se tani ka argumente të mjaftueshme që institucionet të kërkojnë llogari.