Gjermanët largohen vitin e ardhshëm (VIDEO)

Aktuale April 18, 2017 - 20:30

Në 42 hektarë tokë në hyrje të Prizrenit shtrihet Kampi Fushor i KFOR-it.

Për gjithë këto 18 vjet pas përfundimit të luftës, e gjitha hapësira që rrallë është lejuar të filmohet është  shtëpia e Kontigjentit Gjerman dhe të tjera kombësive në pakicë si ushtarë të  NATO-s.

Kurse  tani gjermanët kanë një plan. Në fund të vitit 2018, ata  do ta përfundojnë misionin dhe  kanë filluar të mendojnë se çka do të bëhet me kampin, njofton Klan Kosova.

Komandanti Jochen Gumprich thotë se tashmë kanë nisur bisedimet se kujt të ja trashëgojnë vendin ku investuan milionat.