Ahmeti: Para zgjedhjeve pres aktakuzë

Aktuale April 18, 2017 - 21:15

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka vendosur të rikandidoj edhe për një mandat të ri në zgjedhjet që do të mbahen këtë tetor, ka thënë se tashmë kundërshtarët e tij, do të angazhohen 100% që t’ia njollosin personalitetin.

Ai ka thënë se kundërshtarët e tij kanë investuar miliona euro në media dhe sondazhe të ndryshme që ta paraqesin atë sa më keq.

“Pres para zgjedhjeve edhe ndonjë aktakuzë me ma qit që po hetona e qesi sene. Është fushtatë e poshtër”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Rrokum Roll”.

Ahmeti ka thënë se kundërshtarët po “shtien kundër meje, në medie apo edhe në sondazhe.”