Aktakuzë ndaj Shpendit - Tallet këshilltari i Isës: Çka paske bo o pus?

Aktuale April 18, 2017 - 21:52

Deklarata e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për ngritjen e aktakuzave ndaj tij pak para zgjedhjeve, ka nxitur reagime nga zyrtarët e LDK-së. Shefi i Kabinetit dhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli ka ironizuar me të parin e kryeqytetit rreth kësaj çështje.

“Po çka paske bo o pus? Qitash edhe naj ditë ja nisë kallxon edhe për çka, edhe për sa, edhe me kon”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ndryshe, Ahmeti i cili ka vendosur të rikandidoj edhe për një mandat të ri në zgjedhjet që do të mbahen këtë tetor, ka thënë se tashmë kundërshtarët e tij, do të angazhohen 100% që t’ia njollosin personalitetin.

 “Pres para zgjedhjeve edhe ndonjë aktakuzë me ma qit që po hetona e qesi sene. Është fushtatë e poshtër”, ka deklaruar ai.