Berisha: Rama për karrige përmbys demokracinë

Aktuale April 19, 2017 - 21:51

Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë në Shqipëri, Edi Ramën se për karrige përmbys demokracinë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha theksoi se mediat e huaja kanë shkruar sipas tij për “maniakun e karriges, që mban pushtetin me krim dhe drogë’.

Postimi i plotë Sali Berishës në Facebook:

Edi Rama per karrige permbys demokracine!

– Ai tha sot se: ne me buke, opozita me gure!

– Ne te vertet, ai me krim dhe drogen, kurse opozita po mbron vlerat themelore te demokracise!

Ja se çfare shkruajne sot per manjakun e karriges mediat e huaja! sb

“Analiza në median e huaj: Zgjedhjet pa opozitën, një farsë”

“European Eestern Balkans”, portali informativ kushtuar integrimit europian të Ballkanit, i cili ka partneritet me agjenci dhe fondacione prestigjioze si “German Marshall Fund” apo “Konrad Adenauer Stiftung” ka publikuar një analizë lidhur me situatën e nderë politike në Shqipëri.

Autorja Sarah Ëohlfeld shkruan se pa pjesëmarrjen e PD-së, zgjedhjet parlamentare do të ishin një farsë dhe demokracia e vendit do të dëmtohej për vitet e ardhshme.

“Për sa kohë kompromisi shihet si dobësi dhe të gjitha vendimet politike merren në bazë të fuqisë së njërit apo tjetrit, e ardhmja demokratike e Shqipërisë nuk duket shumë e ndritur”, shkruan Wohlfeld.