Situata politike, Basha takohet me presidentin e Parlamentit Europian

Aktuale April 19, 2017 - 22:46

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka qenë sot për një vizitë 6 orëshe në Itali, ku është takuar me presidentin e  Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

Sipas burimeve të Ora News mësohet se Basha e ka vënë në dijeni Tajanin për situatën politike në vend dhe kërkesën e patjetërsueshme të opozitës për qeveri teknike.

Basha i ka thënë Tajanit se qeveria e kryesuar nga Rama nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme për shkak të parave të drogës që janë në shërbim të tij dhe krimit.

Ky takim i kreut të PD-së vjen pak ditë nga data 24 prill kur është larjmëruar edhe ardhja e David McAllister.