Zbardhet vendimi i opozitës, të hënën parashikohen trazira në orën 11:00

Aktuale April 20, 2017 - 21:13

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shpalosur vendimin e marrë sot nga takimi me aleatët për vijimësinë e protestës, e shtrirë tashmë kjo në gjithë Shqipërinë.

Nga ‘çadra e lirisë’ Basha ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në bllokimin e trafikut për një orë ditën e hënë. 

“Ditën e hënë të gjithë qytetarët shqiptarë të djathtë e të majtë bashkohemi midis orës 11:00 e 12:00 në bllokimin total të trafikut në gjithë Shqipërinë. Ky është vendimi i opozitës së bashkuar.”, tha Basha, teksa ftoi edhe një herë që të gjithë të ngrihen në zgjedhjet që do të mbahen për bashkinë e Kavajës. /Gazeta Express/