Opozita e sigurt se do ta rrëzojë Mustafën (VIDEO)
Aktuale
May 09, 2017 - 20:18
Isa Mustafa të mërkurën do të ulet në vendin e kryeministrit në Kuvendin e Kosovës.
Por, deputetët e opozitës po kërkojnë që ai më mos të ulet në këtë post.
E kjo do të ndodhë nëse mocioni i mosbesimit i ngritur nga Nisma për Kosovën, merr 61 vota të deputetëve.
Inicuesit janë të sigurt se do t’i kenë votat e mjaftueshme.
Rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafaës, do të përkrahin edhe deputetët e Vetëvendosjes, që kanë numrin më të madh të deputetëve opozitar.