Fillimi e fundi i koalicionit 'PDK – LDK 2' (VIDEO)

Aktuale May 10, 2017 - 21:24

kuza të ndërsjella mes vete nuk i patën liderët e PDK e LDK kur nënshkruan marrëveshjen për koalicion dy vjet e gjysmë më parë.

Të dyja palët nisën qeverisjen e re me besimin se do të jetë unike deri në fund të mandatit katërvjeçar, njofton Klan Kosova.

Pasi i kishin dhënë fund bllokadës gjashtëmuajshe institucionale, ata ndanë përgjegjësitë e qeverisjes së përbashkët, sipas akordit katërfaqësh, në të cilin, mes tjerash thuhej se palët nuk mbështesin asnjë mocion të palëve tjera për të rrëzuar ekzekutivin e bërë nga ta.