Sulmuesi i Selës nuk përgjigjet pse deshi ta 'vret' deputetin shqiptar (Video)

Aktuale May 10, 2017 - 21:58

Njëri nga sulmuesit e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, gjatë ditës së sotme është arrestuar nga policia dhe është nxjerrur para prokurorit publik, ku edhe u vendos të gjykohet për veprën “tentim për vrasje me paramendim”, njofton Telegrafi Maqedoni.

TV21 ka arritur të inçizojë atë duke arritur në stacionin policorë, të cilin edhe e kanë pyetur se pse deshi ta vrasë Selën. Në një pyetje të këtillë ai nuk është përgjigjur.