Pacolli e quan Shpend Ahmetin të njëjtë më kryetarët e tjerë (Video)

Aktuale May 10, 2017 - 22:41

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për mundësinë e kandidimit të tij në komunën e Prishtinës, njëherësh ka komentuar qeverisjen e kryeqytetit nga Shpend Ahmeti.

Pacolli ka treguar se si e sheh punën e kryetarit Ahmeti në Prishtinë dhe mangësitë që, sipas kreut të AKR’së, ka kryeqytetit edhe pas katër vjet udhëheqje të Ahmetit.

Pacolli e ka krahasuar Ahmetin me kryetarë të tjerë, para tij, duke thënë se mungesa e punës së mëhershme në Prishtinë është vazhduar edhe gjatë mandatit të kryetarit të tanishëm.

Për më shumë detaje ndiqeni videon e mëposhtme: