Krasniqi: Nisma e nisi, qytetarët ta bitisin

Aktuale May 10, 2017 - 23:32

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, e ka cilësuar sukses të partisë së tij rrëzimin e sotëm të Qeverisë Mustafa nga Kuvendi i Kosovës.

“Një iniciativë e NISMËS me gjashtë deputetë, arriti t’i merr me veti gati 80 deputetë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Ky është suksesi. Sukses që arriti ta ndërprej qeverisjen e keqe!”, është shprehur ai.

“Tani në rend është suksesi i qytetarëve në zgjedhjet e reja! Qytetarë, vendimi i radhës është në duat tuaja! NISMA e nisi, Ju bitisne! Suksese!”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social.