100 aderime të reja në AAK

Aktuale May 24, 2017 - 21:44

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot në Obiliq ia janë bashkuar mbi 100 anëtar të rijnë.

Sipas komunikatës të këtij subjekti politik, shumë nga ta janë ish anëtar të LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Aty, kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka thënë Aleanca është dëshmuar për një frymë bashkëveprimi, çdo herë kur janë në pyetje interesat madhore të shtetit.

“Zotohemi që do t’ju jepet hapësirë gjithë të rinjve për të vepruar dhe kontribuar për zhvillimin e vendit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Ata që aderuan në AKK thanë se aty shkuan me besimin e plotë në Aleancë, pasi ky subjekt dhe lideri i saj, janë dëshmuar se janë parti me vlera kombëtare dhe janë aleat për interesat e shtetit të Kosovës.