Hoti emërohet nënkryetar i PDK-së

Aktuale May 24, 2017 - 22:10

Partia Demokratike e Kosovës që nga sot ka edhe një nënkryetar. Është Rexhep Hoti që ka marr besimin e Kryesisë së PDK-së që të jetë nënkryetar i partisë.

Indeksonline mëson se Hoti i cili aktualisht është zëvendësministër në largim në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit nga sot do të prezantohet si nënkryetar i partisë më të madhe në vend.

Ai madje sonte në kuadër të debateve që po zhvillohen në televizione, do të paraqitet me pozitën e re ku bashkë me analistë do të debatoi sa i përket listave të kandidatëve për deputetë dhe për misionin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës që në këto zgjedhje quhet “Fillimi i Ri”.