Halim Muçolli kërkoi nga Isa Mustafa të mos jetë bartës i listës së LDK-së

Aktuale May 24, 2017 - 22:18

Halim Muçolli është personi i cili kërkoi që Isa Mustafa të mos jetë në krye të listës së LDK-së.

Kryetari i degës së IV-të të LDK-së në Prishtinë, ka thënë se kjo degë është më specifike dhe përbënë një pjesë më urbane e cila përfaqësohet prej intelektualëve.

“Falë kësaj ne kemi arritë të instalojmë një debat”, është shprehur Muçolli duke shtuar se edhe në të kaluarën ai dhe kjo degë kanë pas qëndrime të ndryshme.

Në ‘Rrokum Roll’ ai ka thënë se ka qenë edhe kundër koalicionit me PDK-në.

Sa i përket kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ai ka thënë se kërkesa e tij s’ka qenë që ai me dhënë dorëheqje por mos me qenë bartës i listës.

Image