Osmani tregon se sa deputetë të LDK-së kundërshtonin Demarkacionin

Aktuale May 24, 2017 - 22:42

LDK nuk u dha shansin ish-deputetëve që kundërshtuan vendimet e partisë që edhe njëherë të bëhen pjesë e Kuvendit. Megjithatë, Vjosa Osmani, ndryshe nga disa prej kolegëve të saj, arriti të bëhej pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Fillimisht mosvotimi i kryeministrit Mustafa nga disa prej anëtarëve të Lidhjes Demokratike si revoltim ndaj koalicionit me Partinë Demokratike. Ata penguan Mustafën edhe në ratifikimin e Demarkacionit, duke kundërshtuar atë krah opozitës.

Vjosa Osmani thotë se 17 prej grupit parlamentar të LDK’së nuk e pranonin Demarkacionin ashtu siç kërkohej të kalonte në Kuvend dhe për këtë, ata kishin përpiluar një version tjetër.

LDK asnjëherë nuk kishte pranuar se i mungonin aq shumë vota për ratifikimin e Demarkacionit dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti kishte thënë se LDK’së i mungonin vetëm dy vota.