Zogaj: Partitë e koalicionit PDK-AAK-Nisma kanë probleme mes vete

Aktuale May 24, 2017 - 23:41

Panelisti i Analizës Zgjedhore në Klan Kosova, Petrit Zogaj, duke folur për vendimin e koalicionit PDK-AAK-Nisma të bojkotojnë debatet televizive për shkak se nuk po u konvenon formati, ka thënë se problemi nuk qëndron tek mediat, por tek vet koalicioni që kanë probleme mes vete.

“Këto tri parti kanë problem mes vete për shkak të shpejtësisë të bërjes së koalicionit”, ka thënë Zogaj.

“Mund të ketë frikë mes tyre, duan të kenë prezencë më të madhe. Është problem i tyre prezenca në media, dhe jo problem i mediave dhe tash e bartin fajin tek mediat”.