Kurti: ‘Vetëvendosje’ shpresa e vetme për qytetarët

Aktuale May 25, 2017 - 14:04

Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur sot platformën e saj, për “Republikën”, me 40 pika kryesore.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, duke iu siguruar qytetarëve se “Vetëvendosje”, do të jetë partia e llogaridhënieve, ai tha se, Qeveria e “Vetëvendosjes”, do të sjell ndryshime për Kosovën.

“Ne nuk mund të vazhdojmë më qeverisje të korruptuar. 40, masat që do t’i ndërmerr qeverisja e “Vetëvendosjes”, do të sjellin ndryshime. Qeveria e “Vetëvendosjes”, do të punojë për formimin e ushtrisë, do të bisedojë me Malin e Zi për Demarkacionin, si dhe nuk do t’i rrezikojmë interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Kurti, raporton "Zeri.info".

Ai gjithashtu foli edhe për mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit, ndërsa potencoi se “Vetëvendosje”, është shpresa e vetme për drejtësinë në vend.

Ndërsa, kryetari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, gjatë prezantimit të pikave, tha se, këto 40 pika janë e ardhmja e një shteti më të zhvilluar ekonomikisht.

Në këtë tubim folën për platformën e “Vetëvendosjes”, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe kandidatja për deputete Albulena Haxhiu. /ZËRI/