Haradinaj: Kufiri i Kosovës më Malin e Zi është në Çakorr dhe atje do mbetet

Aktuale May 25, 2017 - 19:50

Kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj në takim në qytetarët e Pejës ka folur edhe për demarkacioni.

Ai ka thënë, se kufijtë e Kosovës nuk do të ndryshojnë dhe se sipas tij, ka kaluar koha kur janë marr tokat e Kosovës. Haradinaj ka thënë se kufiri i Kosovës është në Çakorr dhe atje do të mbetët, raporton lajmi.net.

“Kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në qafë të Çakorrit, është majave të larta, është në qafë të Kullës së Zhlebit vazhdon në Potgurë. Nuk ka kush më që merr prej shqiptarëve, por nuk ka as shqiptar që jep”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, ka kërkuar nga gjithë qytetarët që ta votojnë atë dhe të kenë besim në qeverisjen që ai do të bëjë, pasi vendimet që do të merr ai për vendin do të jenë të pagabueshme, por edhe të ligjshme e aspak të fshehura.