Përplasen ashpër Driton Selmanaj e Faton Topalli

Aktuale May 25, 2017 - 22:10

Anëtari i Lëvizjës Vetëvendosje, Faton Topalli në emisionin “Debat D” të rtv Dukagjini i’a kthen përgjigjen Driton Selmanjt, duke i thënë se ai po e demanton vetveten.

Anëtari i Vetëvendosjes thotë se Selmanaj ka shfrytëzuar pozitën e analistit, që mendohet se është rol neutral dhe që nga ai rol kritikon gjithsecilin dhe  Selmanaj nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Faton Topalli këtë e bazon në thënien që Selmanaj e tha në debat, se ka mbi një vit që ka negociuar me LDK-në për të qenë pjesë e saj. E gjatë kësaj kohe ai ka qenë edhe në rolin e analistit në të njëjtën kohë.

E sipas kësaj, Topalli mendon se kjo e demanton Selmanaj se ai nuk ka qenë i njëanshëm.Mirëpo Selmanaj ka mohuar gjatë debatit se ka mbajtur anën e LDK-së dhe fjalët se ky i fundit ka qenë në negociata siç pretendon Topalli janë të pa vërteta.