Selmanaj: Matoshin nuk mund ta shoh në një listë me Kadri Veselin – ja si ja kthen Matoshi

Aktuale May 25, 2017 - 22:48

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj në emisionin “Debat D” të rtv Dukagjini thotë se sot Matoshi është në një listë për deputet të Kuvendit të Kosovës me një njeri, si Kadri Veseli, e që për të cilin nuk dihet se çka ka bërë gjithë jetën e tij.

‘‘49 vjet të jetës së tij nuk e dimë se ç ka ka bërë ai, puna e parë e tij mbetet posti i kryetarit të kuvendit’’, tha Selmanaj.

Halil Matoshi në anën tjetër i’a ktheu se ka shkuar në opozitë sot, tek Ramush Haradinaj dhe kjo nuk e bënë fajtor aspak.

Por gjithë veprimin e Haradinajt për të qenë në një koalicion me PDK-në është vetëm një veprim pragmatik i tij dhe e gjithë kjo mbetet për të realizuar qëllimet për reformë në këtë vend.

Matoshi më tej tha se nuk ka thënë asnjëherë se qeveria Mustafa ka qenë ‘më e keqja në botë’, por që në anën tjetër nuk mund ta kuptojnë që dikush nga LDK, e cila ka qeverisur tre herë pas lufte me PDK-në të akuzoj të tjerët se pse po bëjnë koalicion me PDK-në.