Përplasja në debat ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Berat Buzhalës

Aktuale May 25, 2017 - 22:57

Në emisionin “Debat D+” në RTV Dukagjini po vazhdon debati për zgjedhjet e 11 qershorit.  Sekretari Organizativ njëherësh edhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj dhe drejtuesi i gazetës “Express”, Berat Buzhala, kanë shprehur qëndrime të kundërta njëri me tjetrin.

Molliqaj i drejtohet Buzhalës se ka qenë pjesë e PDK-së, në Hajvali, anëtar i kryesisë. Ndërkaq, Buzhala i është përgjigjur që nuk ka pas kurrë librezë të PDK-së.

Ndërkaq, Molliqaj ka pyetur Buzhalën të tregon se a është me PDK-në, ky i fundit iu përgjigj që do të tregon dy ditë para zgjedhjeve.