Jahjaga fjalim në Beograd, do të flasë për gratë e dhunuara

Aktuale May 27, 2017 - 21:25

Presidentja e parë grua në Kosovë, Atifete Jahjaga do të vizitojë Beogradin javën që vjen. Ajo do të marrë pjesë në festivalin tradicional në mes të Serbisë dhe Kosovës “Mirëdina, Dobardan”.

Festivali do të mbahet nga data 31 maji deri me 6 qershor dhe është organizuar në partneritet mes OJQ’ve të Prishtinës dhe Beogradit.

Festivali është financuar nga fondi për mbështetje te shoqërisë civile nga Gjermania dhe vendet e tjera eropiane.

Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do të bëjë promovimin e një libri i cili paraqet dhunën ndaj grave gjatë luftës së fundit në Kosovë.