Ahmeti: Haradinaj gaboi në koalicion me PDK-në

Aktuale May 27, 2017 - 21:49

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se AAK e Nisma kishin bërë marrëveshje paraprake me PDK-në për koalicionin e bërë në mes këtyre tre subjekteve partiake.

Madje në debatin televiziv Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, Ahemti tha se është befasuar shumë nga Ramush Haradinaj kur kuptoi se ka hyr në një koalicion të përbashkët me njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës.

Tutje i pari i Prishtinës tha se edhe në zgjedhjet lokale nuk ndihen të frikësuar nëse ndodhë një tjetër koalicion në mes PDK, AAK e Nismas, njofton Klan Kosova.

”Nuk kemi cka të frikësohemi nga koalicioni PDK, AAK, Nisma për zgjedhjet lokale. Nëse dalim në zgjedhje e bejmë një koalicion e i fitojmë zgjedhjet ska gjë”.

”Jam i gëzuar që janë bërë këto koalicione sepse qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësi t’i njohin tashmë njerëzit para zgjedhjeve me anë të këtyre koalicioneve parazgjedhore”.

”Nuk besoj që një koalicion mund të ndodh për 30 minuta, dikush e ka përshpejtu këtë koalicion pasi ndodhi LDK AKR. Besoj që ka pasur marrëveshje më herët”, shprehet Ahemti për Klan Kosova.

”Por nuk ka koalicion i cili neve na ndal nga zbatimi i pikave për të cilat jemi përcaktuar”.

”Më befasoi për së tepërmi ai veprim, jo vetëm i Haradinajt por i gjithë subjektit AAK. Nuk jam asgjë kundër, por ky koalicion është gabim sepse PDK duhet të largohet nga pushteti”.

”E në momentin që ne gjatë gjithë mandatit kemi refuzuar këtë keqqeverisje nga ata njerëz, në fund të dal e të thotë një ‘’Fillim i ri’’ me ata njerëz është e pakuptueshme” përfundon Ahemti, njofton Klan Kosova.