VV e para, LDK e dyta, PDK e treta

Aktuale June 17, 2017 - 18:51

Partia Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, sipas rezultateve ka dalë partia e tretë në vend. Kjo parti ka arritur t'i sigurojë vetëm 19 deputetë. Rezultatet e 11 qershorit treguan se koalicioni PAN doli fitues, megjithatë PDK si subjekt humbi 15 deputetë nëse krahasohet me zgjedhjet e kaluara kur ajo kishte pasur 34 deputetë.

Nga ana tjetër, AAK-ja siguroi 10 vende, një më pak se në legjislaturën e kaluar, ndërsa Nisma për Kosovën nga gjashtë sa kishte, arriti t'i marrë tetë. Ndërkaq, Lidhja Demokratike sipas të dhënave radhitet si partia e dytë në zgjedhje, pasi që ka siguruar 24 deputetë.

Kurse, VV është partia e cila u rrit më së shumti në këto zgjedhje, me ç'rast e dyfishoi votën e saj. Vetëvendosje në këto zgjedhje doli partia e parë në vend. Andaj, kjo parti do t’i ketë 31 deputetë.

Pos PDK-së, edhe LDK është ajo e cila pësoi rënie të madhe në këto zgjedhje, përkundër që hyri në koalicion me AKR-në e Alternativën. /ZERI/