Haziri: LDK-ja dhe VV-ja kanë gjëra të përbashkëta

Aktuale June 21, 2017 - 20:29

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ftesës që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë për takim për bisedime rreth formimit të qeverisë së re, para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ekziston nevoja urgjente për një takim të shpejtë mes dy partive.

Por, ai ka theksuar se LDK-ja dhe VV-ja kanë gjëra të përbashkëta, dhe nuk e ka përjashtuar se mes dy partive mund të ndodhë një takim.

“Nuk jemi në proces urgjent, apo një proces që imponon rrethana që të takohemi shumë shpejt apo menjëherë", ka thënë Haziri për RTK.

“LDK-ja e ka rolin kryesor në ndërtimin e institucioneve edhe tash, sikur që e ka pasur tash e 27 vjet", është shprehur ai.

“Ne jemi partia pa të cilën nuk mund të qeveriset, partia pa të cilën nuk mund të ndërtohet dhe të vazhdohet të ndërtohet procesi institucional i republikës sonë”, ka thënë Haziri.