Veseli kërkon ndihmën e SHBA-së e të BE-së për 'Fillimin e ri'

Aktuale June 21, 2017 - 21:43

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se qytetarët kanë votuar për një fillim të ri, duke ftuar kështu për ndihmë bashkësinë ndërkombëtare, SHBA-në dhe BE-në për ta jetësuar programin elektoral të koalicionit, kombëtar, siç e ka quajtur ai, transmeton “Zeri.info”.

Ky është postimi i Veselit:

“Qytetarët e Kosovës kanë votuar për një fillim të ri. Na presin shumë punë, na presin shumë detyra dhe do të kemi shumë sfida, por jam i bindur se me ndihmën e miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe me vullnetin e mirë të qytetarëve të Kosovës, do të jetësojmë programin elektoral të koalicionit tonë kombëtar”.