Tërnava thotë se xhamia në Prishtinë mund të ndërtohet pa leje

Aktuale June 21, 2017 - 22:39

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava e ka quajtur të pakuptueshëm faktin që prej pesë vitesh komuna e Prishtinës nuk po e jep lejen për ndërtimin e xhamisë qendrore lokacioni për të cilën është ndarë te Posta e Madhe.

Tërnava në një intervistë në RTK ka kërcënuar se nëse vazhdohet të mos jepet leja për këtë xhami, ajo do të ndërtohet pa leje, pasi sipas tij, durimit i ka ardhur fundi.

Kreu i Bashkësisë Islame, ka thënë se ai do të jetë në krye të këtij vendimi, dhe nëse do të duhet të arrestohet dikush për këtë, adresa është ai vet personalisht.

Mosndërtimi i kësaj xhamie Tërnava ka thënë se ka bërë qe në drejtim të tij të vijnë shumë mesazhe, një pjesë e tyre edhe fyese. “Me plotë të drejtë, më kanë thënë, kryetar pse po vazhdon të qëndrosh në krye të Bashkësisë Islame kur ke dështuat qe ta ndërtosh xhaminë”.

“Paratë për ndërtimin e xhamisë janë donacion nga Turqia, i njëjti burim që ka financuar edhe ndërtimin e xhamisë në Tiranë. Problem është vetëm leja. Ata nuk munden të na e caktojnë neve se si do të duhet të duket projekti. Atë projekt e ka zgjedhur populli, siç po thuhet tani, e ka zgjedhur sovrani”, ka thënë Tërnava.