Samuel Zhbogar ishte prezent në darkë Iftari në Ohër (Foto)

Aktuale June 21, 2017 - 23:25

Euroambasadori Samuel Zhbogar, sote në Ohër ishte i pranishëm në sofrën e Iftarit së bashku me qytetarët tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa besimtarë myslimanë u shërbyen në sheshin “Republika e Krushevës”, i cili është i rrethuar nga objekte fetare myslimane.

Këtë iftar për qytetarët mysliman e organizoi kryetari i Komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçieski.

“Në emër të bashkëjetesës, dashurisë dhe mirëkuptimit, çdo herë të mblidhemi në atmosferë të kuptimit dhe respektimit mes vete”, tha Bakraçieski.

Image
Image