Tension në emisionin ‘live’, Blendi Fevziu, Edi Ramës: Kujt i bërtet ti? (Video)

Aktuale June 22, 2017 - 23:19
Kryeministri Edi Rama ka shfaqur momente nervozizmi gjatë emisionit të mbrëmjes “Opinion”, ku kreu i PS-së po përballet me gazetarë.

Teksa po diskutohej bilanci i Qeverisë në këto katër vite në infrastrukturë, mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Blendi Fevziu u ngritën tonet.

“Kujt i bërtet”, iu drejtua Rama.

“Po ti kujt i bërtet”, ia ktheu Fevziu.

“S’ke të drejtë të bësh lodra fjalësh”, tha Rama.

“Jo mos zotëri kam të drejtë të pyes…”, u përgjigj Fevziu.