Haradinaj tregon me dëshmi se ia dha VV-së postin e kryeministrit

Aktuale June 23, 2017 - 23:01

Haradinaj tregon ‘pazaret’ parazgjedhore me Vetëvendosje

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin Argument Plus tregoi se para zgjedhjeve i ka ofruar Lëvizjes Vetëvendosje postin e kryeministrit.

“Është mirë me u vërtetua edhe kjo që unë ja kam ofrua Vetëvendosjes kryeministrin para zgjedhjeve, por nuk kanë deshtë me marr. E kemi marrëveshje me shkrim…gjashtë muaj para zgjedhjeve Vetëvendosja e ka pas në tavolinë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor”, tha Haradinaj, shkruan rtv21.tv

Ai thotë se VV nuk ka qenë e gatshme për ndryshim, duke shtuar se nuk mbanë shpresë që t’i bashkohen në formimin e qeverisë.

“ Ata e kanë fokusimin tek vetvetja, jo tek proceset në vend për këtë arsye edhe kam shkua kësaj rruge që jam sot”, përfundoi Haradinaj.

Në video më poshtë mund të shihni marrëveshjen e AAK-së dhe VV-së.