Pakënaqësi për pjesëmarrjen e ultë të grave në politikë

Aktuale June 23, 2017 - 23:17

Në Kosovë, përfaqësues organizatash për të drejtat e grave shprehen të pakënaqur me pjesëmarrjen e grave në politikë dhe sidomos në vendimmarrje.

Ata thonë se edhe zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit nuk kanë shënuar ndryshime në këtë fushë, me partitë politike që nuk treguan vullnet për të tejkaluar kuotën e detyrueshme prej 30 për qind të grave në listat e tyre zgjedhore./VoA