Gjuriq: Nuk heqim dorë nga Kosova, jemi të gatshëm të luftojmë për të

Aktuale June 24, 2017 - 23:12

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, ka përsëritur sot se Serbia nuk do të heq kurrë dorë nga Kosova dhe se arma e saj më e fortë është këmbëngulja.

Sic raporton B92, Gjuriq ka thënë para fillimit të koncertit “U susret Vidovdanu” (Drejt Vidovdanit), në organizim të Lëvizjes për Kosovën në Serbi (Pokret za Kosovo i Metohiju u Srbiji) se Vidovdani është betimi serb, betim për të gjithë serbët kudo që jetojnë e punojnë, transmeton Indeksonline.

 “Në Vidovdan gjithmonë tregohet çdo gjë, tregohet edhe besimi e pabesimi, tregohet kush është i gatshëm të luftojë për popullin e vet dhe për Kosovën, është rast t’i porosisim të gjithë ata që frikohen, por edhe ata që shpresojnë e i gëzohen mendimit se ne mund të heqim dorë, por ne kurrë nuk do të heqim dorë nga lufta jonë për Kosovën”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka theksuar se nuk do të pranojnë kurrfarë grabitjeje të vendit sic e ka quajtur ai, të tyre, të qyteteve të bukura dhe se nuk do të heqin dorë që rrugët në Pejë, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj.

Gjuriq ka përsëritur sërish gënjeshtrën e madhe të Beogradit se nga Kosova gjoja janë dëbuar 250 mijë serbë.

“Serbët janë të gatshëm të presin dhe të luftojnë për Kosovën. Kështu sot nga Beogradi, nesër nga Graçanica, e një ditë nga Prizreni e Prishtina mund të porosisim se kurrë nuk do të heqim dorë dhe se lirinë si popull do ta presim”ka përfunduar ai.