Rezultat befasues në 'djepin' e drogës, ja kush ka fituar mbi 90% të votave në Lazarat

Aktuale June 26, 2017 - 21:21

Lazaratasit janë ‘”hakmarrë” ndaj Partisë Socialiste për aksionin e policisë ndaj kanabisit, zhvilluar 3 vite më parë.

Tashmë numërimi i votave është mbyllur në këtë zonë, ku ka rezultuar një fitore e thellë e PD-së

Partia Demokratike ka dalë fituese me 1.795 vota të përkthyera në përqindje janë 90.79%.

LSI ka marrë 87 vota, 4.40 % të votave në total. Ndërsa PS ka marrë 78 vota , 3.95 % të totalit.

Lazarati ka shënuar numrin më të lartë të votuesve në krahasim me vendet e tjera me një total prej 1.996 votuesish.

Megjithatë në qarkun e Gjirokastrës, PD fitoi vetëm një deputet.