Ky është qarku i parë që ka mbyllur numërimin e votave

Aktuale June 26, 2017 - 21:42

Korça është qarku i parë që e ka mbyllur procesin e numërimit për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën ditën e djeshme në Shqipëri.

Kështu, nga 463 kuti, forcë e parë në Korçë është PS-ja, ku do të çojë në Kuvendin e Shqipërisë 6 deputetë.

Nga rezultatet e KQZ-së, forcë e dytë është PD-ja ku ka marrë 4 mandate, ndërsa një i takon LSI-së.

Ja emrat e kandidatëve që marrin mandatin e deputetit:

LSI

Edmond Panariti              

PS

Niko Peleshi      

Eduard Shalsi    

Elisa Spiropali    

Ilirian Pendavinji              

Ilir Xhakolli         

Edlira Bode        

PD

Valentina Duka

Ervin Salianji      

Hekuran Hoxhalli             

Klevis Balliu