Numërimi në Tiranë, ndodh e papritura tek Njësia 5

Aktuale June 26, 2017 - 22:38

Në një kuti votimi në Njësinë 5 në Tiranë në zonën e “Vasil Shantos” ka më shumë fletë se sa votues.

Kutia i përket zonës së shkollës “11 Janari” në afërsi të Stadiumit Dinamo dhe i përket qendrës së votimit 1830, ku janë gjetur dy fletë më shumë se votues.

Ora News njofton se kutia në fjalë nuk do të numërohet dhe nuk është pranuar të preket kodi i sigurisë dhe Partia Demokratike do të kontestojë rastin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë njësi, e njohur si bastion i së majtës, PS është rreth 5 mijë vota më shumë se PD.

Në këtë zonë ka rinisur procesi i numërimit të votave pas bllokimit për 1 orë e 30 minuta.