Lekaj: S'ka gjasa teorike që Albin Kurti ta formojë qeverinë

Aktuale June 26, 2017 - 23:29

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i ka siguruar 61 vota për formimin e qeverisë.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të bëhet konstituimi i institucioneve të reja.

“Ramush Haradinaj e ka mbështetjen e shumë deputetëve, edhe nga LDK’ja, edhe nga AKR’ja, edhe nga subjektet e tjera”, është shprehur Lekaj.

Ai ka thënë se nuk ka gjasa teorike që Albin Kurti ta formojë qeverinë, meqë tani, sipas tij, Haradinaj i ka numrat dhe në kohën më të shkurtër do ta formojë qeverinë.