Veliaj i ruhet mallkimit: Nëse PS-së i ndodh në këto momente...

Aktuale June 26, 2017 - 23:40

Kryetari i bashkisë së Tiranës tha se festa e madhe e fitores do të jetë gjatë ditës së nesërme.

Dhe ashtu siç kryeministri Rama kishte kërkuar edhe më herët, socialistët do të festojnë fitore  e zgjedhjeve parlamentare në sheshin e ri “Skënderbej”. 

Kryebashkiaku dha një prononcim për gazetarët që kanë pritur thuajse gjatë gjiihë ditës së sotme para selisë së Partisë Socialiste për të marrë reagimet e para të përfaqësuesve të majtë në lidhje me rezultatin. 

Por si me një pakt, komunikimet ishin mjaft të pakta, e vetëm në mbrëmje Veliaj është shprehur entuziast për fitoren, por më shumë se kaq ai tha se duhet përulje e përgjegjshmëri për të vijuar punën. 

Një fitore e stërmadhe - tha ai – por që duhet marrë me qetësi.

“Mallkimi më i madh që mund t’i ndodh Partisë Socialiste në këto momente është që t’i hipi vetja në qejf”, përfundoi kryebashkiaku Veliaj teksa doli nga selia rozë, kur ishin mbledhur të gjithë të majtët, edhe me kryesocialistin Edi Rama. /Gazeta Express/