Haradinaj nderohet me medalje nga Iowa (Foto)

Aktuale June 26, 2017 - 23:52
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar me miqtë e Kosovës nga shteti i Iowas së SHBA-ve.

Haradinaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në facebook, ku u shpreh se Iowa është shtet partner shumë me rëndësi për Kosovën.

Ai po ashtu u nderua me medaljen e partnertiteti të shtetit të Iowas  me Kosovën nga sekretari i shtetit për bujqësinë.

Ky është postimi i Haradinajt:

Me miqte e Kosoves nga shteti Ioëa i SHBA-se, nje shtet partner i rendesishem per vendin tone.

U nderova me medaljen e partneritetit te shtetit Ioëa me Kosoven nga sekretari i shtetit per bujqesine, Bill Northey.

Nje nate e vecante me miq nga Garda Kombetare e Ioëas, nga Universitetet e Ioëas, shtetit qe ka ndihmuar Kosoven ne shume vite permes profesionalizimit dhe mbeshtetjes per FSK-ne nga Garda Kombetare e Ioëas. 

E ritheksova perkushtimin per miqesine e perjetshme me SHBA-ne dhe nevojen e thellimit te bashkepunimit tone ne fushen e ekonomise e vecanerisht ne bujqesi.

Iowa eshte shembulli me i mire i zhvillimit dhe ne duam ta ndjekim kete shembull te suksesit. 

Image

Image

Image

Image