Pacolli: Haradinaj i fali vota Vetëvendosjes

Aktuale June 28, 2017 - 20:25

Sipas liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë gabim të madh që ka shkuar në koalicion me PDK-në.

Ai thotë se nëse Haradinaj do të shkonte i vetëm dotë kishte sukses më të madh.

Në Rubikon të KTV-së Pacolli madje ka thënë se në një bashkim me PDK-në, Haradinaj i fali vota LVV-së pasi sipas tij, një numër i konsiderueshëm i votuesve të AAK-së e votuan LVV-në.

“Ramushi ka bërë një gabim të madh që nuk ka ec vetë në këtë drejtim sepse nuk do të përjetonte këtë fitore që ja fali Vetëvendosjes. Vetëvendosje u votua prej votuesve të mundshëm të AAK-së”, ka thënë Pacolli