Ranillugu fut alfabetin cirilik në tabelat rrugore (VIDEO)

Aktuale June 28, 2017 - 21:46

Në komunën e Ranillugut, e cila banohet kryesisht nga pakica serbe, shenjat njoftuese nëpër rrugë të shkruara me alfabet latin janë zëvendësuar me shkronja cirilik.

Kjo u bë me vendim të komunës, por sipas drejtuesve të ministrisë së pushtetit lokal, përdorimi i këtij alfabeti në Kosovë është në kundërshtim me kushtetutën dhe se ato do të largohen, njofton Klan Kosova.