Ja cili kandidat i LDK-së mbetet jashtë, pasi që VV siguroi edhe një ulëse në Kuvend

Aktuale June 28, 2017 - 22:05

Pas numërimit të votave të mërgatës dhe atyre me kusht, Lëvizja Vetëvendosje arriti të sigurojë 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke lënë pas koalicionin LDK-AKR-AL, me vetëm 29 deputetë.

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi bëri të ditur se mandati i 32-të për Vetëvendosjen ia pamundësoi Naser Osmanit të LDK’së që të bëhet deputet.

“Mandati i 32-të ka vlerë të dyfishtë. Në njërën anë u mundësua nga mërgata, e në anën tjetër u pamundësua Naser Osmani si deputet!”, shkruan Rrustemi në Facebook.

Osmani ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, mandatet e kaluara.