'New York Post': Martin Shkreli bashkëpunëtor i Albert Veliut

Aktuale June 29, 2017 - 22:47

Në Gjykatën Federale të Bruklinit të mërkurën ditën kur njeriu më i urryer në Amerikë, Martin Shkreli, doli para gjykatës ishte edhe Albert Veliu i akuzuar për pastrim parash në vlerë prej 800,000 dollarë të cilat i kishte të ardhura nga rrjeti i drogës.

Martin Shkreli, 34-vjeçar ishte mes nëntë personave të akuzuar për pastrimin e qindra mijëra dollarëve në një operacion që kapi marihuanën dhe armë të ndryshme që kanë origjinën nga Kosova.

Një nga të pandehurit, Albert “Benny” Veliu është akuzuar për shitjen e armëve që ai i referohej në bisedat telefonike të regjistruara fshehurazi si “atlete” – më shumë se një duzinë AK-47, si dhe një lëshues raketash M80 Zola anti-tank që ai e quajti “Sneaker me madhësi Shaq”, shkruan “New York Post”, transmeton Insajderi.

Shkreli dhe të tjerë, thuhet se kanë bërë pastrim parash së bashku me Albert Veliun.

Veliu, Curanovic dhe një tjetër bashkëpunëtor Anthony Noterile u kapën në përgjime që ndërmjetësonin një marrëveshje me burimet konfidenciale për të siguruar shërbime të pastrimit të parave.

Veliu dhe Curanovic akuzohen gjithashtu për blerjen e marihuanës nga tregtari i Kalifornisë, Trish Lum.

Lum dhe Shkreli ende nuk janë arrestuar, kanë thënë zyrtarët. Ndërsa të tjerët u akuzuan në gjykatën federale të Bruklinit të mërkurën pasdite.