Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e të sëmurëve edhe te fëmijët (Video)

Aktuale June 30, 2017 - 20:47

Temperaturat e larta që po mbretërojnë këto ditë kanë shtuar numrin e të sëmurëve edhe te fëmijët.

Në Qendrën Pediatrike thonë se kryesisht fëmijët lëngojnë nga diarreja ndërsa shtojnë se kanë barna të mjaftueshme dhe staf për tu përballur me viruset verore. Ata kërkojnë nga prindërit që të kenë kujdes gjatë ushqimit të fëmijëve dhe të mos i ekspozojnë në temperatura të larta.

Drejtori i Klinikës së Pediatrisë Muharrem Avdiu tha se numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë brenda 24 orëve po shkon deri në 25 fëmijë. Zakonisht arsyeja e pranimit në klinikë është diarreja e shfaqur për shkak të temperaturave që kanë përfshirë Kosovën.

Nënat thanë se barkqitja është problemi kryesor te fëmijët e shtrirë në klinikë.

Apelohet te prindërit që të kenë kujdes mu ushqimin kurse nënat gjidhënëse rekomandohen që të mos i ndajë fëmijët nga gjiri deri në mesin e tetorit kur edhe përfundon periudha e djerrinës te fëmijët.