Thaçi takohet me Mogherinin, kërkon integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE

Aktuale June 30, 2017 - 21:30

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

“Kërkova një prezencë më të madhe të BE-së në rajon, një qartësi dhe një perspektivë më të sigurt për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkuar Thaçi pas takimit me Mogherinin, në Dubrovnik.

“BE-ja është korniza e vetme për modernizmin e shoqërive tona, për demokratizimin e shteteve dhe për garantimin e zhvillimit ekonomik”.