Alarm, liqeni i Fierzës po thahet çdo ditë nga 40 cm

Aktuale June 30, 2017 - 21:39

Mungesa e reshjeve të shiut po çon drejt tharjes me ritme të shpejta Liqenin e Fierzës.

“Një thatësirë e tillë ka vite që nuk mbahet mend në Kukës”, thonë ekspertët, me temperatura që në javën e fundit të qershorit kanë kapur vlerat maksimale në 35 gradë celsius.

Uji në basenin më të madh në vend po bie më shumë se 40 cm në ditë, bëjnë me dije inxhinierët hidrike.

Niveli i Fierzës është afërsisht 274 metër, ndërsa prurjet nuk i kalojnë 100 metër kub në sekonde, përcjell tch. Këto të dhëna tregojnë se situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të Drinit janë nga 250 deri në 300 m kub ujë për sekondë