Nesër temperatura të larta, Komuna e Prishtinës dhe Emergjenca në gjendje gatishmërie

Aktuale June 30, 2017 - 23:53

Komuna e Prishtinës dhe Emergjenca janë gati për temperaturat e larta që pritet të jenë nesër.

Ka qenë vetë Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, i cili ka bërë apel që qytetarët ta shmangin diellin nesër nga ora 10 deri në ora 17:00.

Gati për temperaturat e larta është edhe Emergjenca në Prishtinë.

“Në bashkërendim të plotë kemi bërë angazhimet e nevojshme dhe mbolizim me të lartë”.

“Qendra e Mjekësisë urgjente rregullisht i ka tri ekipe nesër e kemi një plus”, tha Bujar Gashi, në emër të Urgjencës për Kosova Direkt në Klan Kosova.

“Temperaturat e larta sjellin përkeqësime të ndryshme. Kujdes më të madh duhet të kenë fëmijët, personat e moshuar dhe persona me sëmundje kronike”.

Gashi ka treguar se gjatë ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve, pas rritjes së temperaturave në vend.

Komuna e Prishtinës, poashtu ka vendosur dy cisterna me ujë në sheshet e Prishtinës që qytetarët do t’i përdorin për pijë dhe freskim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se temperaturat gjatë ditës së nesërme do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.