Pse u pezulluan 23 programe studimi në UP e 100 programe në kolegje private? (VIDEO)

Aktuale July 03, 2017 - 20:44

Në emisionin “Përballje” – produkt i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu, që transmetohet në RTV Dukagjini – sot debatohet për arsimin në Kosovë.

Çka do të ndodhë tash pas pezullimit të programeve në UP, ku në mesin e tyre janë tri programe doktorate? A është kjo për shkak të cilësisë apo përshkak të kuadrit?

Pse janë pezulluar programi master dhe i doktoratës në gazetari në UP? Çka po ndodhë me programet e pezulluara në kolegje private? Si ndodhi që u pezulluan 100 programe?

Pse u pezulluan programet e studimit në UP e kolegje private? Çka do të ndodhë tash pas kësaj?

Për këto tema, debatojnë:

Blerim Rexha nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës

Drita Kadriu nga Ministria e Arsimit 

Xhavit Rexhaj nga Kolegji AAB

Anita Kadriu –  gazetare, Zëri.