Lushtaku kthehet në Skenderaj, muhabet në odë me bashkëvendësit

Aktuale July 03, 2017 - 21:38

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pas lirimit të tij nga burgu i sigurisë së lartë në Gerdofc, është pritur nga bashkëvendësit në një odë, ku ka bashkëbiseduar me ta.

Afër tij është parë edhe avokati i tij mbrojtës, Arianit Koci, i cili ka publikuar një fotografi nga oda në llogarinë e tij në Facebook.

Më herët, para shtëpisë së tij, ai është përshëndetur me qytetarë të shumtë, nën gjëmimin e tupanëve dhe brohoritjeve.

Para se të kthehej në shtëpi, ish-komandanti i UÇK'së për zonën e Drenicës ka bërë homazhe fillimisht pranë varrit të komandantit Adem Jashari në Prekaz dhe të rënëve nga kjo familje për liri.

Gjykata Supreme ka vendosur sot për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli. 

Image